Ka ndodhur

Tentuan të grabisnin banesën, arrestohet një nga autorët e dyshuar

Gjatë mbrëmjes të së Mërrkurës u kap dhe u arrestua në flagrancë njëri prej autorëve të dyshuar  për vjedhje në banesën e shtetasiy A.Ç në Roskovec të Fierit.
Nga policia raportohet se personi në fjalë quhej Elis Bushi, 26 vjeç, banues në Vlorë dhe ishte i dënuar edhe më parë për veprat penale “Plagosje” dhe “Vjedhje me dhunë”.
Bushi është kapur me automjetin tip “Nisan”, ku gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një kapuç, maskë, një fenelinë dhe një radio si ajo e policisë, tre aparate celularë, një trapan, pesë copë fishekë arme gjahu, veshjet të dyshura të përdorura në kohën e ngjarjes.

Gjithashtu, bëhet me dije se nga kontrolli i ushtruar në banesën e janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale si një armë gjahu, shtatë fishekë arme gjahu, një thikë metalike dhe tre radio si ato të policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë