Ka ndodhur

KQZ, paraqet katër modele si mund të jenë fletat e votimit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka paraqitur disa ide se si mund të jetë fleta e votimit. 
Për shkak të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor koalicionet nuk do jenë siç ka qënë formula. Njoftohet se partitë në koalicione nuk do kenë listat e tyre, por do të jenë në një listë. Gjithashtu bëhet me dije se listat do të jenë pjesërisht të hapura, kështu qytetarët përveç forcës politike apo koalicionit do të zgjedhin edhe kandidatin e preferuar.
Modeli i parë i fletëspërbëhet nga një kolonë horizontale që ka subjektet politike, ose koalicionet dhe për çdo parti apo koalicion në kolonë vertikale janë emrat e kandidatëve sipas çdo koalicioni apo partie. Modeli i dytë është i ngjashëm me të parin, por përveç emrit, kandidati do të ketë edhe numër identifikimi.


Modeli i tretë është një fletë që ka një kolonë të madhe vertikale me emrat e partive apo koalicioneve si subjekte zgjedhore, e në cepin e djathtë të fletës së votimit në fund të çdo emri partie ka një kuti ku do mund të vendoset kryqi nga zgjedhësi për subjektin politik. Ndërsa në pjesën e poshtme të fletës së votimit është kutia me numra që nënkupton kandidatin preferencial.
Ndërkohë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, u ka bërë thirrje të gjitha partive politike pjesë e zgjedhjeve të 25 Prillit, të zbatojnë detyrimin ligjor mbi afishimin e materialeve propagandistike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë