Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një foto në rrjetin social “Facebook” ku tregon se statistikat e rritjes së pagave të mësuesve në peridhën kur ka qenë në pushtet Partia Demokratike dhe gjatë kohës së Partisë Socialiste.
“Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pagat e mësuesve u dyfishuan. Gjatë 8 viteve të Ramës ato mbetën vendnumëro. E gjithë Shqipëria ka mbetur vendnumëro prej tij dhe dështimeve të tij në çdo drejtim. Ka ardhur koha që kjo të ndryshojë. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për mësuesit dhe për të gjithë qytetarët,” shkruan Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.