‘’Miniera’’ e Bitcoin kërkon sasi të mëdha energjie elektrike lidhur dhe me përdorimin në masë të kompjuterëve për verifikimin e transaksioneve.
Studiuesit thonë se gjatë nje viti Bitcoin harxhon 121.36 Terawatt që është më i lartë se energjia e shpenzuar nga shteti i Argjentinës, apo Hollanda, apo Emiratet e Bashkuara. Ky konsum i lartë mund të bie vetëm nëse çmimi i kriptomonedhës bie.
Kriptomonedha arriti një vlerë prej 48.000 pound këtë javë, rritje e ndikuar nga investimi i Teslas e cila bleu 1.5 miliardë dollarë vlerë të kriptomonedhës.
Zakonisht kompjuterat që janë të specializuar për të prodhuar Bitcoin janë të lidhur me rrjetin e kriptomonedhës dhe verifikojnë transaksionet e dërguesve dhe të marrësve.
Procesi i verifikimit të transaksioneve përfshin puzzle-a mbi qarkullimin e Bitcoin në mënyrë që të mos ketë manipulim të transaksioneve globale.
Si shpërblim, prodhuesit e fitojnë sasi të vogla Bitcoin në formën e një llotarie.
Me qëllim rritjen e fitimit të tyre, prodhuesit punojnë me disa kompjutera për të zgjidhur puzzle-at duke rritur në nivele shumë të larta shpenzimin e energjisë.
Studiuesit dhe ambjentalistët e cilësojnë këtë proces të dëmshëm për mjedisin pasi shpenzohet shumë energji për një llotari dhe rritet niveli i Dioksidit të Karbonit.
Ata thanë se është absurde që Tesla propagandon mbrojtjen e mjedisit dhe investon në një fushë që e dëmton kaq shumë mjedisin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.