Politike

Tabaku në njësinë 2: Taksat u rritën, por jo shërbimet për qytetarët

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku që mbulon zgjedhjet për PD-në në tre zona të Tiranës, tha se, mbi 150 familje në zonën e depos së ujit, tek njësia dy kanë mbetur pa rrugë, pasi sipas saj ata nuk janë votues të PS.

“150 metra rrugë e pashtruar vetëm sepse janë të djathtë. Kjo është politika që ne do të votojmë kundër deri më 25 prill që të gjithë qytetarët të jenë njësoj. Nuk ka përse Tirana të ketë qytetarë të dorës së dytë. Këtu taksat janë rritur, të rinjtë janë larguar, dyqanet nuk shesin as produktet ushqimore, çmimet janë rritur 40%.

Megjithëse paguani taksa, asnjë shërbim nuk e merrni. Fytyra më e shëmtuar e qeverisjes dhe fytyra më e mirë se si punon propaganda që vetëm lyen dy fasada dhe lë njerëzit në mjerim, është kjo rrugë këtu.

Kjo është mënyra se si ka punuar Edi Rama në 8 vite, si ka punuar Erjon Veliaj në 6 vite dhe kjo është arsyeja që qytetarët e Tiranës do t’i thonë jo edhe këtij regjimi por edhe vlerësimit të njerëzve si qytetarë të thjeshtë të Tiranës…”, tha ajo


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë