Një tjetër mjek humb betejën me Covid-19. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Spitalit Psikiatrik, Hyqmet Shqerra, i cili vdiq në moshën 82-vjeçare.
Neuropsikiatri Shqerra ndërroi jetë pak pas mesnatës në spitalin Covid 3.
Doktor Shqerra lindi në Elbasan. Ai studioi në Fakultetin e Mjekësisë dhe u specializua në Degën e Psikiatrisë me rezultate të larta dhe më pas mori titujt akademikë.
Doktor Shqerra për 20 vite drejtoi Spitalin Psikiatrik të Elbasanit.
Ai ka punuar vite të tëra, ku i është gjendur pranë familjeve me probleme të shëndetit mendor.
Doktor Shqerra ka marrë pjesë në dhjetëra konferenca shkencore, auditorë universitare dhe kongrese në Austri, Itali, Francë dhe vende të tjera të rajonit dhe Evropë me tematikë nga fusha e neurologjisë dhe psikiatrisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.