Më herët, kryeministri Edi Rama tha se Fatos Nano ishte një aset për PS.
Paralelisht, edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha në një intervistë për “Ora News” se paraardhësi i tij në parti, Sali Berisha mbetej një aset për PD.
“Unë e kam bërë fare të qartë që është në dorën e Zotit Berisha nëse do të kandidojë dhe të kandidojë ku dëshiron të kandidojë. Zoti Berisha ka qenë dhe mbetet një vlerë dhe një aset i Partisë Demokratike, përvoja e tij është e jashtëzakonshme dhe është vënë gjithmonë në shërbim jo thjesht dhe vetëm të Partisë Demokratike por të demokracisë shqiptare dhe të interesit të shqiptarëve”.
Por a ka ende nevojë Basha për Sali Berishën?
“Unë jam kryetari i Partisë Demokratike dhe unë kam nevojë për këdo që do të ndihmoj në një Shqipëri ndryshe, një Shqipëri që funksionon për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm për një grusht njerëzish.
Pa pikë diskutimi në këtë betejë ndihem i privilegjuar pse jo i bekuar nga ndihma, vëmendja, këshilla, inkurajimi jo thjeshtë dhe vetëm i figurave të Partisë Demokratike por edhe i figurave të shoqërisë civile që shohin te Partia Demokratike instrumentin e zgjidhjes së krizës më të rëndë do të thoja unë dhe që ka përjetuar vendi në 3 dekada.
Një krizë ekonomike, një krizë politike, një krizë besimi dhe që shikon te Partia Demokratike po kështu shpresën për rikthimin e normalitetit dhe nisjen e rimëkëmbjes ekonomike dhe stabilizimin të një Shqipërie që funksionon siç e thash për të gjithë shqiptarët jo për një grusht njerëzish që sot e trajtojnë si plaçkën e tyre”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.