Futboll

Liga e Europës, Sociedad-Mançester Junajtid spostohet në Torino

“Allianz Stadium” në Torino do të presë ndeshjen e Ligës së Europës mes Real Sociedadit dhe Mançester Junajtid. Ky është lajmi më i fundit sa u takon ndeshjeve të para të fazës së 1/16-ave në Ligën e Europës, që do të zhvillohen të enjten e ardhshme, më 18 shkurt.

“Allianz Stadium”. Gazeta Si, 9 shkurt 2021

Ndryshimi i stadiumit ishte i nevojshëm, siç bën me dije klubi bask. “Vendimi është marrë për shkak të ndalimit të fluturimeve nga Britania e Madhe drejt Spanjës deri më 16 shkurt. Në fakt, frika është e madhe se ky afat do të shtyhet më tej, ndaj dhe është arritur akordi për ta luajtur ndeshjen në një stadium tjetër”, – shkruan klubi i Real Socideadit në njoftimin zyrtar.

Është e njëjta histori me ekipet angleze si në Ligën e Kampionëve, ku Liverpuli dhe Mançester Siti nuk mund të fluturojnë drejt Gjermanisë për të njëjtën arsye. Përhapja e variantit britanik të Covid-19 ka bërë që shumë vende të marrin masa më të forta. Lajpcigu do ta presë Liverpulin në Hungari, ashtu sikurse edhe Borusia Mënshegladbah ekipin e Mançester Sitit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë