Policia e Shtetit vazhdon punën për të gjobitur, ata persona, që nuk respektojnë masat ndaj koronavirusit.
Policia thotë se janë gjobitur me 1 milion lekë 13 pronarë lokalesh dhe 2606 shtetas kanë marrë një gjobë prej 3000 lekë për mosvendosje maske.
Ndërkohë, gjatë mbrëmjes së djeshme, në Tiranë janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit, 61 drejtues mjetesh, të cilët u konstatuan duke lëvizur me mjet pas orës 22:00.
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, pas apelit dhe thirrjes drejtuar qytetarëve për respektim me rigorozitet të masave kufizuese anticovid, ka dalë sërish në terren për të monitoruar nga afër zbatimin e këtyre masave.
Ndër të tjera, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid, pronarët dhe administratorët e lokaleve të zbatojnë protokollet e sigurisë, ndërsa drejtuesit e automjeteve të respektojnë orën policore, pasi kontrollet do intensifikohen akoma më tej, në bashkëpunim edhe me Task Forcën, për të bërë të mundur ndërprerjen e zinxhirit të infektimit të qytetarëve me COVID-19.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.