Art dhe Kulture

Logoja e re e kopjuar? Thirrja e Operas: 18 milionë lekë të vjetra dhe disa kushte

Në janar të vitit të kaluar, TKOBAP (Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansambli Popullor) shpalli konkursin me anë të një thirrjeje publike për dizejnimin e logos së re të këtij institucioni, por artistët kanë denoncuar në rrjetet sociale se logoja e re është një plagjiaturë e vjedhur nga site ndërkombëtare.

Artisti i Arteve Pamore, Ardian Isufi, shkruan në rrjetet sociale se logoja e re e TKOBAP është marrë nga Freepik.com dhe i është vënë vetëm emri i TKOB.


Postimi i artistit Ardian Isufi

Nga ana tjetër, një ditë pasi në rrjetet sociale kritikohet logoja e re si e marrë në faqe online, del edhe thirrja që ka hapur TKOB një vit më parë.

Në thirrje gjendet informacion mbi kriteret për logon dhe afatin e konkursit që përfundonte në 24 shkurt 2020. 

Mes kërkesave të Teatrit të Operas në thirrje thuhet se logoja duhet të jetë origjinale dhe moderne, duhet të përfaqësojë filozofinë e institucionit, të jetë e thjeshtë për t’u perceptuar dhe e aplikueshme për çdo formë përdorimi.

Po ashtu thuhet se punimet duhet të jenë origjinale të autorit dhe të papublikuara me herët.

Ndërsa fituesi i logos sipas të dhënave të publikuara në TKOBAP është vlerësuar me 1.845.000 lekë.

Logoja e Teatrit Kombëtar të Operës për herë të parë është vendosur në faqe në muajin dhjetor 2020.

Ndërkohë, Institucioni ende nuk ka dalë me një sqarim publik për çështjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë