Një automjet ka shpërthyer në Kamëz, teksa dyshohet se i është vënë eksploziv.
Policia thotë se shoferi Gjon Mema ka shkelur në pultin e automjetit dhe në moment ka shpërthyer.
“Më datë 09.02.2021, rreth orës 10:00, në Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin ka shpërthyer, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar me drejtues shtetasin Gjon Mema, i cili është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia thotë se në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




