Një sasi kafeje kontrabandë është sekuestruar në Doganën e Shkodrës.
Një mjet nga Dogana e Vlorës u paraqit në Shkodër dhe rezultoi se kishte sasi kafeje me diferencë me deklaratën doganore.
820 kg rezultoi e padeklaruar, me detyrim doganor të munguar 214 mijë e 730 lekë, ndërkohë penaliteti shkoi në 644 mijë e 190 lekë.
Nga ana tjetër, një tjetër kundërvajtje administrative u konstatua, pasi në deklaratën transit nuk ishin deklaruar mallra me peshë 1 mijë e 56 kg, dhe u penalizua 3-fish për këtë.
Ky nuk është rasti i parë i kohëve të fundit që kapen mallra kontrabandë, sidomos për mallrat e akcizës.
“Struktura e Administratës Doganore do vijojnë të jenë të angazhuara tërësisht në zbatimin e detyrave funksionale që kanë me objektivin që tolerancë zero ndaj çdo akti të paligjshëm dhe trafiqeve. Çdo punonjës i Administratës Doganore do të jetë në shërbim për të krijuar lehtësi dhe një klime të favorshme për sipërmarrjen, si dhe në funksion të konkurrencës së ndershme dhe barazisë para ligjit”, mbyllet njoftimi i Doganës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.