Situata në vend nga Covid-19 është përkeqësuar ndjeshëm. Në 24 orët e fundit është rritur numri i testimeve, duke reflektuar edhe një rritje të numrit të infektimeve.
Janë kryer 4539 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1130 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
535 raste në Tiranë, 82 në Elbasan, 59 në Kurbin, 46 në Durrës, nga 35 raste në Fier, Vlorë, 25 në Sarandë, nga 23 raste në Korçë, Berat, 18 në Shkodër, 16 në Kavajë, nga 15 raste në Lezhë, Mirditë, 14 në Pogradec, 13 në Kamëz, 12 në Kukës, 11 në Ura Vajgurore, 10 në Delvinë, 9 në Lushnje, nga 8 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 7 raste në Krujë, Dibër, Kolonjë, nga 6 raste në Mat, Përmet, Cerrik, nga 5 raste në Librazhd, Divjakë, Roskovec, Peqin, Patos, nga 4 raste në Has, Tropojë, Mallakastër, Gjirokastër, Memaliaj, Vorë, nga 3 raste në Prrenjas, Skrapar, nga 2 raste në Devoll, Pukë, Tepelenë, Belsh, Bulqizë, Shijak, Maliq, Libohovë, nga 1 rast në Rrogozhinë, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe, Himarë, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 656 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 50,875 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 431 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.
13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, ku 6 prej tyre ishin nga Tirana.
COVID-19 – Statistika (6 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1130
Të shëruar në 24 orë 656
Të shtruar në spitale 431
Humbje jete në 24 orë 13
Testime ditore 4539
Testime totale 381,941
Raste pozitive 84,212
Raste të shëruara 50,875
Raste Aktive 31,891
Humbje jete 1446
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 18363
Fier 2689
Durrës 1731
Shkodër 1512
Vlorë 1487
Elbasan 1540
Lezhë 1115
Berat 936
Korçë 983
Gjirokastër 659
Kukës 465
Dibër 411
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.