Presidenti i Republikës, Ilir Meta, tha nga Shkodra ku ndodhej për një vizitë zyrtare, se në asnjë rrethanë që mund të ndikojë përhapja e pandemisë në vend, ai nuk do të shtyjë datën e zgjedhjeve.
“Nuk ka asnjë shans dhe asnjë skenar për të rishikuar datën e zgjedhjeve. Pasi Shqipëria ka pasur nevojë ulëritëse për zgjedhje prej kohësh. 25 Prilli është vendosur pas konsultimeve me konsensus. Shqiptarëve iu duket data e zgjedhjeve shumë larg prej kohësh”, tha ai.
A ka gjasa për bashkëpunim mes Ilir Metës dhe Edi Ramës nëse fiton një mandat të tretë?
“Besoj se kam qenë dhe jam tepër i qartë se 25 Prilli do të jetë një referendum i qartë i mbarë popullit për të ardhmen e tij evropiane, dhe unë jam shumë besimplotë për këtë.
Shqipëria ka humbur shumë vite, nuk ka për të humbur më asnjë sekondë. Treni i integrimit është nisur dhe mjerë ai që i del përpara, nuk ndalet më jo në 25 prill por edhe pas 25 prillit.
Është koha që të mos humbasim asnjë sekondë, dhe kjo fillon nga mbajtja e zgjedhjet të lira dhe të ndershme.
Jam i bindur që shqiptarët janë bindur te fuqia e votës së tyre, do dinë të gjithë ta mbrojnë dhe të tregojnë që janë qytetarë të denjë shqiptarë dhe evropianë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.