Ka ndodhur

E trishtë/ 28-vjeçarja nga Korça, nënë e 3 fëmijëve humb betejën me Covid

Një 28-vjeçare nga Korça ka humbur betejën me koroanvirusin. Ajo ishte e shtruar prej disa ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa pas përkeqësimit të gjendjes, gruaja e re ishte intubuar dy ditë më parë.

28-vjeçarja nga fshati Vloçisht i Maliqit ishte nënë e 3 fëmijëve, një prej të cilëve e kishte sjellë në jetë pak kohë më parë. Mësohet se një komplikacion në zemër i mori asaj jetën.

Ditët e fundit kanë humbur betejën me Covid-19 disa të rinj. Në katër spitalet Covid janë të shumë pacientët, një pjesë e atyre që janë në gjendje të rëndë, janë të rinj.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë