Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, zgjodhi takim me disa nga mjekët e spikatur për të shpalosur programin e PD-së për shëndetësinë.
Gjatë një diskutimi të hapur, kreu i opozitës iu shpjegoi mjekëve disa nga pikat kryesore ku mbështetet programi për shëndetësinë.
“Duke e nisur nga qytetari, parimi i planit tonë konkret për shëndetësinë është: paraja ndjek pacientin. Dhe për këtë arsye, hapi i parë do të jetë finalizimi i projektit të kartës së pacientit me anë të cilit pacienti do t’i jepet liria të zgjedh vetë të gjitha hallkat ku duhet të drejtohet për të marrë shërbimin përkatës. Nga mjeku i familjes te specialisti, tek institucioni spitalor ku ka nevojë për kujdes…
Hapi i dytë ka të bëjë me reformën e të gjithë hallkave që do ta japin këtë shërbim…
E treta qё dua tё cek dhe qё nuk ёshtё e parёndёsishme, por ёshtё jetike nё situatёn ku ndodhet sot vendi, ka tё bёjё me ndaljen e hemoragjisё vdekjeprurёse pёr sistemin tonё shёndetësor qё ёshtё largimi i kolegёve tuaj , i mjekёve i personelit shёndetёsor nё tёrёsi si dhe numri i pamjaftueshёm i mjekёve tё rinj qё ka mundёsi tё aftёsojё vendi, normalisht nё infrastrukturёn pёrkatёse.
Nё sistemin publik shqiptar tё jenё jo mё pak se 1200 euro dhe tё infermierёve jo mё pak se 700 euro…”, tha Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.