Ka ndodhur

Rrëshket toka, dëmtohen 4 varre në varrezat e vjetra të Durrësit

Rrëshkitja e tokës për shkak të reshjeve të dendura të ditëve të fundit ka dëmtuar 4 varre në varrezat e vjetra të Durrësit. Një situatë që ka alarmuar qytetarët, pasi, sipas tyre, nuk ka pasur asnjë reagim nga ndërmarrja që kujdeset për këtë sektor.

Por, nga ana e autoriteteve është bërë me dije se janë njoftuar familjarët e të ndjerëve që është spostuar varri që të paraqiten pranë zyrave të NKSH-së për procesin e rivarrimit.

Njoftimi i NKSH Durrës:

NSHK Durrës ka konstatuar dëmtimin e katër varreve si pasojë e rrëshqitjes së dherave nga reshjet e dendura të para disa ditëve. Këto varre janë tek varrezat e vjetra, krahu i majtë në hyrje. Grupi i punës identifikoi emrat të cilët janë:
1.Vesim Toto – varrosur më 14.4.1996
2.Prendush Gruda – 1996
3.Gjergj Komnino – 11.4. 1998
4.Nikolina Zajmi – 26.4. 1996

Njoftohen familjarët e të ndjerëve të paraqiten pranë zyrave të NSHK Durrës, sektori funeral, pasi për shkak të terrenit të dëmtuar dhe rrëshqitjes masive të dheut pranë këtyre varreve, duhet të bëhet zhvendosja dhe rivarrimi i tyre në varrezat e reja, brenda 15 ditëve sipas ligjit në fuqi për varrimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë