Keshilla

Si t’i ndihmoni fëmijët të krijojnë një rutinë për punët e tyre?

Pyetje: Dua të krijoj një rutinë për fëmijët e mi që të jenë më të përgjegjshëm për punët e tyre në shtëpi. Dua që ata të mësojnë vetë se si të kryejnë detyrat e tyre. Të rregullojnë dhomën, të paketojnë vetë ushqimin e tyre për në shkollë dhe të gjitha gjërat e tjera që janë nën funksionin e tyre. Duhet t’ju mësoj atyre që nuk mund të përtojnë për dëshirat apo gjërat që duhet të kryejnë vetë. Edhe djali edhe vajza ime janë të përgjegjshëm dhe dëgjojnë kur iu kërkon diçka por nuk kanë instinktin që duhet të bëjnë diçka që ju përket atyre. Si mund t;i organizoj dhe të krijoj një model për ta që t’i kryejnë vetë gjerat e tyre me dëshirë dhe pa i treguar dikush se duhet t’i bëjnë.
Përgjigje: Përgjithësisht unë këshilloj që fëmijët nuk duhet të jenë kurrë dembelë dhe të krijojnë një rutinë për gjërat e tyre. Kjo do t’i ndihmojë ata edhe më vonë. Sidoqoftë, gjithashtu duhet të jeni të vëmendshëm ndaj çështjeve organizative, pasi lidhen edhe me stresin, izolimin dhe përsosmërinë që vetë mosha e adoleshentëve kërkon.
Përveç faktit se jeni duke kaluar një vit të vështirë me fëmijët tuaj, përpiquni së pari të jeni të qenë në gjithçka që këshilloni, thoni, apo edhe detyroni hera herës. Krijimi i një rutinë nuk është aspak i lehtë sepse pasqyron jetën e rregullt dhe fëmijët në adoleshencë janë pikërisht në moshën kur duhet ta mësojnë këtë gjë.
Një ndër këshillat e mia kryesore në gjithçka është që fëmijët nuk bëjnë gjërat që ju i thoni, por bëjnë gjërat që ju bëni.
Kështu nëse ju keni krijuar një rutinë tuajën, gjërat tuaja personale i bëni vetë, atëherë ata do të mësojnë duke i parë këto gjëra. Gjithashtu, është mirë të flisni shpesh herë me fëmijët për rutinën që duhet të ndjekin, të krijoni një agjende për punët në shtëpi dhe shkollë që janë në funksion të tyre dhe sigurohuni që struktura e agjendës dhe rutina që do të krijoni kanë qëllime të denja dhe sjellin një ndjenjë sigurie dhe qetësie në familje, pastaj me kalimin e kohës vendosini dalëngadalë në praktikë. Qëndroni të qetë, të lumtur dhe motivues. Paç fat!
*Meghan Leahy është nënë e tre vajzave dhe autore e librit “Prindërimi Jashtë Linjave”. Ajo ka një master në këshillimin shkollor dhe është një trajnere e certifikuar i prindërve.

Burimi: The Washington Post/ Përgatiti: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë