Filmi hollivudian “Contagion” tregoi rëndësinë e sigurimit të mjaftueshëm të vaksinave Covid për përdorim pasi të jenë aprovuar, tha sekretari i shëndetësisë.
Matt Hancock tha se ai e kishte shikuar filmin, – i cili flet për një virus vdekjeprurës, – dhe këmbënguli që Mbretëria e Bashkuar të marrë vaksina të mjaftueshme për popullsinë e saj.
Ai i tha ‘LBC Radio’ se filmi i vitit 2011 tregon gjithashtu se ekziston një “debat i madh” për atë se kush duhet të ketë prioritet për vaksina.

Kjo bëri që Britania e Madhe që përcaktonte herët “rendin e përparësisë” së saj për vaksinimin.
“Contagion”, në të cilin luajnë Gwyneth Paltrow dhe Matt Damon, pasqyronte se çfarë do të ndodhte në rast të përhapjes së një virusi nëpër botë.
Z. Hancock tha në film tregon se “stresi më i lartë” rreth programit të vaksinave është pasi të fillonte të prodhohej.
Ai tha se filmi nuk ishte burimi i tij “parësor” i këshillave, por ai e dinte se kur vaksina u miratua kërkesa për të do të ishte “e madhe”, duke u bazuar te filmi.
“Në film tregohet momenti i stresit më të lartë rreth programit të vaksinës, nuk është në të vërtetë përpara se të mbarohet – kur në të vërtetë është shkencëtari dhe prodhuesit që punojnë së bashku me ritëm – është më pas kur ka një grindje të madhe për rendin e përparësisë”, i tha ai radios.
“Unë këmbëngulja se duhet të porosisim doza të mjaftueshme që çdo i rritur të kishte dy doza, por gjithashtu kërkuam këshilla klinike lidhur me faktin se kush duhet të ketë përparësi”.
Filmi “Contagion” u bë me shpresën se mund të parandalonte një pandemi të ardhshme në mbarë botën si koronavirus, sipas epidemiologut Dr Ian Lipkin.
Ai ishte këshilltari shkencor për filmin dhe ai tha se u desh një “kohë e gjatë për t’u provuar dhe për të marrë të gjitha detajet aq të sakta sa mund t’i bënim”.
Mbretëria e Bashkuar ka siguruar 407 milionë doza të vaksinave të ndryshme të koronavirusit – më shumë se sa për të gjithë popullsinë.
Kjo përfshin 100 milionë doza të vaksinës AstraZeneca e cila u miratua për përdorim nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore, organi rregullator i Mbretërisë së Bashkuar, më 30 dhjetor.
Vaksinat po u jepen më së pari më të rrezikuarve. Po ndiqet një listë me nëntë grupe me përparësi të lartë që mbulon rreth 32 milionë njerëz po ndiqet.
Sekretari i shëndetësisë tha se ai e dinte që Mbretëria e Bashkuar do të ishte e gatshme të vaksinonte “çdo të rritur në vend”, duke shtuar: “Unë nuk do të zgjidhja më pak në të njëjtën mënyrë si nuk do të pranoja një kontratë që lejonte që vaksina e Oksfordit t’u dorëzohej të tjerëve në botë përpara nesh”.
“Unë isha duke këmbëngulur që ne mund ta mbanim publikun britanik të sigurt, pasi përgjegjësia ime kryesore si sekretari i shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar është për shëndetin e kombit”, shtoi ai.
Një javë më parë, BE u përfshi në një grindje shumë të madhe me Mbretërinë e Bashkuar dhe firmën farmaceutike AstraZeneca rreth mungesave të vaksinave.
Në veçanti u dënua për kërcënimin e saj për të vendosur kontrolle në kufirin e Irlandës Veriore për të parandaluar që vaksinat e prodhuara në BE të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.
AstraZeneca kishte thënë se mund të jepte vetëm një pjesë të dozave që premtoi për tremujorin e parë të vitit – duke fajësuar kompanitë e prodhimit në impiantet europiane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


