Politike

Vokshi: Tekste falas për 350 mijë fëmijë

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi përmes një video të shkurtër është shprehur se, nxënësi do jetë në fokus të programit të Partisë Demokratike.

“Të gjitha shkollat, edhe në cepin më të fundit të Shqipërisë, do jenë me infrastrukturë, me standarde ndërkombëtare. Prindërit, sikurse po e diskutonim dhe me Valbonën dhe me Malvinën do jenë krejt të qetë sepse fëmijët e tyre do jenë në një ambient të sigurt.

Do sigurojmë edhe vakte ngrënie, madje edhe aktivitete të ndryshme mbas mësimit, bazuar në prirjet që nxënësit do të kenë”, tha ajo.

Vokshi nënvizoi se PD angazhohet që për 350 fëmijë, të sigurojë tekste  të reja falas. “Ndihmë e cila  për 60 mijë  familje në nevojë do të vazhdojë deri në fund të shkollës së mesme”, shtoi ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë