Ka ndodhur

Vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier, policia shoqëron disa të dyshuar

Pas vrasjes së Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt në Fier, Policia ka shoqëruar disa persona të dyshuar.

Mësohet se operacioni është zhvilluar gjatë natës në kryeqytet për të prangosur persona të dyshuar për atentatin, teksa janë ushtruar kontrolle në disa banesa. 

Ndërkohë aktualisht janë shoqëruar disa persona që dyshohet të kenë lidhje me vrasjen.

Shkëlzen Kastrati u ekzekutua më 1 shkurt në hyrje të qytetit të Fierit.

Policia do të njoftonte para tre ditësh se viktima Shkëlzen Kastrati ndodhej në automjetin e tij tip “Benz”, kur u qëllua për vdekje.

Dyshohet se autori e qëlloi nga një distancë e afërt, dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes me automjetin “Range Rover”.

Ndërkohë mjeti “Range Rover” me targa greke u gjet i djegur, që dyshohet se u përdor nga autori. Nga ana tjetër u sekuestrua dhe arma e përdorur, bashkë me një silenciator.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë