Një punonjësi të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë i është djegur automjeti tip “Toyota”.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:25 të mëngjesit të sotëm.
Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Ermal Hoxha, banues në këtë qytet.
Zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Familjarët janë shprehur se makina mund të jetë djegur për motive që lidhen me profesionin e të riut, por pa përjashtuar pistën e konflikteve personale dhe familjare.
Sipas familjarëve personat e dyshuar janë hedhur nga muri duke hyrë brenda në banesë për të djegur mjetin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.