Tritan Shehu do të jetë drejtuesi i PD-së për qarkun Gjirokastër në zgjedhjet e 25 Prillit.
Lulzim Basha ka vendosur sërish për emrin e tij ashtu si edhe në zgjedhjet e 2017-ës ku PD-ja aty mori vetëm një mandat deputeti.
Edhe pse emër i përsëritur, për Tritan Shehun situata kësaj here ndryshon.
Pak kohë më parë, Komisioni “Ruli” e përfshiu emrin e tij në listën e kandidatëve që u shtyhej aprovimi për deputet.
Shehu ishte një ndër 13 emrat e përjashtuar.
Qysh prej asaj dite, kryetari i PD-së, Lulzim Basha është shprehur se për emrat e “shtyrë” nga Komisioni “Ruli” do të vendoste kryesia e partisë dhe më pas Këshilli Kombëtar.
Por as njëra dhe as tjetra nuk ka ndodhur. Basha ka marrë një vendim politik për emrin e tij, duke sfumuar për herë të parë publikisht dhe zyrtarisht punën e komisionit “Ruli” .
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.