Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, prezantoi në detaje programin e PD-së për Arsimin.
Basha i mëshoi faktit se gjithçka ai premton do të realizohet. Basha nuk dha faturë se sa do të kushtojë programi i tij për Arsimin, që nëse duhet parë në detaje mund të thuhet se ajo do të jetë tepër e lartë.
“Angazhohem se do të siguroj tekste shkollore të reja falas, për 350 000 nxënës.
Po kështu fëmijët e të gjitha familjeve në nevojë do të përfitojnë paket shkollore dhe tekste falas gjatë gjithë arsimit parauniversitar. Nuk do të lëmë asnjë fëmijë pa ndihmuar.
Do të ofroj për çdo të ri dhe çdo të rritur shqiptar deri në 35 vjeç kurse private pa pagesë të platformës së mirënjohur amerikane Education Ëorld Ëide për 5 gjuhë të huaja—anglisht, gjermanisht, spanjisht, frëngjisht dhe
Do të ofrojmë program pas-shkollor dhe ushqim për orët shtesë”, tha ai.
Më tej, Basha u fokusua tek paga e arsimtarëve
“…Ne do të rrisim me 60% pagat e mësuesve dhe as edhe një mësues nuk do të marrë më pak se 700 Euro në muaj rrogë.
Angazhohem që brenda 4 viteve, çdo familje do të ketë të paktën 1 tabletë, laptop ose kompjuter në shtëpi.
Angazhohem se do të rrisim pagat me 50%, duke ju garantuar pedagogëve shqiptarë paga prej 900 Euro në muaj dhe profesorëve paga prej 1300 Euro.
Ne do të paguajmë plotësisht koston e tarifave të ciklit të parë apo të dytë të studimeve pasuniversitare për çdo student dhe studente që vjen nga familje me të ardhura nën 64.000 Lekë të vjetra në muaj.
Dhe ne do të financojmë 50% për studentët nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj.
Ne do të paguajmë 10 mijë stazhe 12 mujore për studentët më të mirë çdo vit”.
Basha premtoi gjithashtu një ligj të ri për Arsimin e Lartë si dhe ofrim të arsimit të lartë të digjitalizuar, me investim në vlerën 36 milionë euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.