Ka ndodhur

Ishin dënuar me burg, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

Policia ka arrestuar dy persona në Gjirokastër, pasi ishin dënuar me burg dhe ishin shpallur në kërkim.

Njëri prej të arrestuarve ishte dënuar për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, ndërsa tjetri për “dhënie të ndihmës të kalimit të paligjshëm të kufirit”.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi E. Sh., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjithashtu, është vënë në pranga edhe shtetasi me inicialet L. R, 35 vjeç, banues në Fushë Krujë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë