Një 32-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet se ka aksidentuar një këmbësor.
Ngjarja ndodhi dje në aksin rrugor Fushë Krujë- Tapizë.
Policia bën me dije se shtetasi me inicialet F. T., duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” në gjendje të dehur, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale B. D., 42 vjeç.
Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.