Turku Selami Simsek ka apeluar vendimin e Gjykatës Administrative që i rrëzoi padinë ndaj Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë.
Simsek rrezikon të deportohet në Turqi, por ai ka apeluar vendimin duke kërkuar që të pezullohet vendimi i Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë, si dhe mos lejohet asnjë vendim për deportim/ dëbim apo largim nga Shqipëria.
Simsek ka kërkuar azil politik edhe më parë në Shqipëri, teksa Turqia e kërkon me argumentin se është gylenist, apo pjesë e organizatës “FETO”, edhe pse turku e ka mohuar këtë, por nuk ka hedhur poshtë faktin se në atdhe i rrezikohet jeta.
Selami Simsek është arrestuar në Shqipëri në vitin 2019 si pjesë e lëvizjes “Gyleniste”.
Ai u arrestua në Rinas teksa turku tentonte të largohej drejt Kanadasë me pasaportë të falsifikuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.