Ka ndodhur

Gjykata e Durrësit mbyll çështjen “Veliera”

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka pushuar çështjen e shumëpërfolur “Veliera”.

Shoqëria civile kishte kërkuar që çështja të gjykohej në një gjykatë më të lartë.

Mësohet se gjykata ka vendosur mbylljen e hetimeve në lidhje me këtë çështje të shumëpërfolur.

Ambjentalisti Sazan Guri pas seancës përmbyllëse ka kërkuar reagimin e qytetarëve durrsakë, pasi sipas tij me këtë projekt po shkatërrohen vlerat arkeologjike të qytetit të Durrësit.

Ndër të tjera bëhet me dije se projekti “Veliera” po shkon drejt finalizimit.

Investimi afro 5 milion dollarë po mbyllet dhe kanë ngelur vetëm disa detaje për t’i dhënë fund përfundimisht këtij investimi.

Sheshi i ri publik para Portit të Durrësit do të ketë një sipërfaqe prej 12 mijë metrash katrorë dhe vela mbi të do të jetë 2 mijë metra katrorë. Vlera e të gjithë këtij projekti do të jetë rreth 4 milionë dollarë. Arkitekti i njohur italian, drejtues i studios “Archea”, Marco Casamonti, ka prezantuar me detaje teknike projektin e ri “Veliera” i cili sipas tij, do të jetë një nga simbolet moderne të Durrësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë