Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla kundërshtoi planin ekonomik të PD.
“Sa i përket programit të Lulit (Bashës) dua tu them disa çështje. Basha ka në plan ta heqë skemën e ndihmës ekonomike, por ky plan s’do bëhet kurrë se shanset që Basha të marrë qeverinë janë aq sa ekipi i Belshit të shpallet kampion në futboll në Shqipëri.
Në 2021 tentojnë të rikthejnë një politikë që avantazhon të pasurit dhe defavorizon të varfrit. Ky është një ogur i keq i opozitës. PS ka bërë atë që ka nevojë Shqipëria…”, tha ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.