Ka ndodhur

Furnizonte me kokainë gjithë ishujt grekë, shkatërrohet banda shqiptaro-serbe në Athinë

Një bandë shqiptaro-serbe është goditur gjatë natës së kaluar në Selanik të Greqisë.
Sipas mediave greke, banda ishte pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Goditja e saj është bërë nga oficerë të policisë të Nëndrejtorisë së Prokurorisë së Drogës në Selanik, në bashkëpunim me shërbimin amerikan DEA.

Nga ky aksion janë sekuestruar 300 kg kokainë dhe janë arrestuar tre shtetas, shqiptarë dhe serbë, të cilët ishin dhe anëtarët kryesorë të bandës, baza e së cilës ishte në Athinë.

Një shtetas i katërt, pjesë e bandës, është identifikuar, por ka arritur t’i shpëtojë prangave të policisë, duke u hedhur nga ballkoni në ballkon në lagje, ndërsa policia vijon kërkimet për kapjen e tij.

Sipas policisë greke, anëtarët e këtij qarku kanë furnizuar me kokainë të gjithë ishujt grekë.
Ndërkohë, vijon operacioni për kapjen e të tjerë personave të përfshirë në trafikun e kokainës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë