Biznes

Zgjatet me 13 vjet koncesioni i Rinasit- “Kastrati group” thotë se do të investoj

Miratimi i ndryshimit të marrëveshjes se koncesionit, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe shoqërisë koncesionare “Tirana International Airport”, është vetëm një hap larg.

Sipas draftit të sapo mbërritur në Kuvend, ndërtimi, vënia në punë, operimi dhe mirëmbajtja e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” do t’i kalojë shoqërisë shqiptare “Kastrati Group”sh.a,

Investimi në infrastrukturën e aeroportit do të bëhet me fonde 100% të shoqërisë koncesionare.  Sipas marrëveshjes, kompania koncensionare “Kastrati Group” do të realizojë një investim me vlerë 99 milionë euro.

Kompania angazhohet të reduktojë tarifat për qytetarët (20% për të rriturit dhe 40% për fëmijët) si dhe vlen të veçohet fakti se  marrëveshja e koncesionit do të zgjatet nga 22 në 35 vjet.

Kompania Kastrati Group, e themeluar që në vitin 1990, u bë zotëruese 100% e kapitalit aksionar të TIA-s, pas blerjes së këtyre aksioneve nga kompania kineze “Real Fortress Limited” në muajin dhjetor 2020.

Sipas kontratës me kompaninë kineze, “Kastrati group” do të paguante gjithsej 71 milionë euro përmes dy pagesave

Grupi kinez, i shërbimeve financiare China Everbright, njoftoi ne prill 2016 se kishte nënshkruar marrëveshjen për blerjen e të drejtave koncesionare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, përmes filialit të saj “Real Fortress Private Limited


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë