Ka ndodhur

Ish-kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit paditet në SPAK për shpërdorim detyre

Përfundon në SPAK padia për ish-kryebashkiaken e Prrenjasit, Miranda Rira për shpërdorim detyre.

Kryebashkiaku Nuri Belba ka kallëzuar Rirën për “shpërdorim detyre” për ndërtimin e një fushe sporti në qytetin e Prrenjasit.

Bëhet fjalë për procedurën e ndjekur nga Bashkia drejtuar në atë kohë nga Rira, për “Ndërtimin e fushës së re të sportit, bashkia Prrenjas”, sipas paditësit, realizuar në kushtet e shkeljes ligjore.

Pas akuzës në vitin 2019, Miranda Rira është shprehur se gjithçka është sulm politik.

Sipas saj, vendimi i gjykatës administrative i dha të drejtë bashkisë për ndërtimin e fushës së sportit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë