Bota

Mungesat e vaksinave, BE publikon kontratën me AstraZeneca

Komisioni Europian ka publikuar sot kontratën me kompaninë farmaceutike AstraZeneca për shkak të mosmarrëveshjeve mbi sasinë e dozave të vaksinës anti- Covid që i takon unionit europian.

Ky vendim erdhi disa orë pasi Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen rriti presionin mbi kompaninë në lidhje me vendimin e saj për të ulur furnizimet në BE.

Kontrata e nënshkruar në gusht përmban”urdhra të detyrueshëm”, tha ajo për radion gjermane dhe bëri thirrje për një shpjegim. Vaksina pritet të miratohet nga rregullatori i ilaçeve i BE më vonë.

Marrëveshja e gushtit ishte për 300 milion doza për Bashkimin Europian që do të dorëzohen pas miratimit të rregullatorit, me një mundësi për 100 milion më shumë më vonë.

Por burimet e BE thonë se ata tani presin të marrin vetëm rreth një të katërtën e 100 milion vaksinave që ata prisnin të merrnin deri në mars, vetëm 35 milion doza.

AstraZeneca thotë se problemet e prodhimit janë në fabrikat e saj në Holandë dhe Belgjikë.

BE vendosi të publikojë kontratën, me marrëveshjen e AstraZeneca, duke u përpjekur që të mbështesë argumentin e saj se kompania po mban zotimet e saj.

Shumë pjesë të kontratës së botuar janë redaktuar, për të mbrojtur informacione të ndjeshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë