Teknologji dhe Inovacion

Rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike në Norvegji ofron zbritje sa herë që përdoret VAR

Elgiganten, rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike në Norvegji, kohët e fundit ka krijuar një fushatë marketingu, ku gjithçka bazohet tek përdorimi i VAR në ndeshjet e drejtpërdrejta të futbollit për të krijuar zbritje të njëhershme në televizorët e zgjedhur.

Komunikimi ndërmjet gjyqtarit kryesor dhe zyrtarëve që shikojnë videot mund të përfshihet përmes dy rrugëve. Nëse asistentët e VAR besojnë se gjyqtari ka bërë një gabim, ata mund ta këshillojnë atë nëpërmjet kufjeve. Ose edhe nëse arbitri nuk është i sigurt për një vendim të caktuar mund të këshillohet me asistentët e VAR. Para se të konsultohet me asistentët të cilët kanë mundësi hyrje në 33 kamera që ndodhen brenda stadiumit, gjyqtari bën shenjen e televizorit.

Elgiganten e përdori këtë, duke e lidhur markën e tyre me këtë gjest të thjeshtë, duke i bërë njerëzit të prisnin me padurim përdorimin e VAR. Sa herë që gjyqtari sinjalizon përdorimin e VAR, aktivizohet një zbritje në internet për një nga televizorët, ofertë që zgjat vetëm për një orë. Koha në të cilën përdoret VAR përcakton shumën e zbritjes që do të përfitojnë blerësit. Pra, nëse një arbitër përdor VAR në minutën e 35-të, klientët do të marrin 35% ulje për televizorin që kanë zgjedhur.

Sipas agjencisë së reklamave Nord DDB, oferta ‘’ VAR’’ bëri debutimin e saj në ndeshjen midis Liverpool dhe Man City – një barazim 1-1 midis ekipeve, por një fitore të madhe për Elgiganten. Në vetëm një orë Elgiganten shiti 313 TV, për 2.4 milion DKK (320751 €) – më shumë sesa të paguante koston e spotit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë