Ka ndodhur

Sherr në Korçë/ Një i plagosur, identifikohet autori

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Korçë, pasi është goditur me kaçavidë në kurriz, pas një konflikti me një tjetër.    

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 18.

I plagosuri është Emiljan Torollari, i cili ndodhet në spital për të marrë mjekim, dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Autori është identifikuar si shtetasi Thanas Saqellari, i cili është kapur pas disa orësh nga policia.

Ngjarja ka ndodhur për motive banale ku fillimisht 2 shtetasit kanë qenë në banesë dhe më pas konflikti u krijua në rrugë ku dhe autori e ka plagosur Torollarin me kaçavidë pas shpine.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë