Ka ndodhur

Zhdukja e biznesmenit italian, nisin hetimet mbi pistën e vetëvrasjes

Mediat italiane rikthejnë sërish vëmendjen tek zhdukja e sipërmarrësit italian, Davide Pecorelli, i cili ka humbur kontaktet me familjen që prej fillimit të janarit.

Pasi ekspertët italianë mbërritën në Gjegjan të Pukës, në vendin ku u dogj mjeti me qira i biznesmenit Davide Pecorelli, po hetohet dhe për pistën e vetëvrasjes.

Hetuesit italianë kanë kontrolluar në vendin ku u gjet makina që ish-arbitri kishte marrë me qira, madje dhe vetë mjetin e djegur.

Po ashtu nuk përjashtohet mundësia e grabitjes me pasojë vdekje.

Biznesmeni Davide Pecorelli rezulton i humbur që prej datës 7 janar. Ai mbërriti në Tiranë ditët e para të vitit. Në aeroport, ai mori me qira një makinë Skoda Fabia, që u gjet më 7 janar e shkrumbuar përgjatë rrugës Gjegjan-Reps në Pukë. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.

Sipas medias italiane “La Nazione”, nga ky moment nisën menjëherë kërkimet për Pecorelli-n, ndërsa ambasada shqiptare në Tiranë njoftoi të afërmit e tij dhe autoritetet policore.

“Gjatë këtyre ditëve, në Tiranë janë sjellë edhe objekte të tjera në pronësi të sipërmarrësit, për të krahasuar ADN-në e tij, ndonëse nuk është ende e qartë nëse makinë janë gjetur pjesë njeriu”, do të shkruante media italiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë