Keshilla

Disa mënyra për të ndërtuar qëndrueshmërinë e një fëmije gjatë pandemisë

Për shumë fëmijë, pandemia ka ndikuar në formimin e tyre. Psikologët e fëmijëve shprehen se prindërit duhet të marrin masa gjatë kësaj periudhe që fëmijët të mos kenë probleme më vonë me personalitetin e tyre.

Ata shpjegojnë se pandemia ka qenë e vështirë për të gjithë dhe jo vetëm për të rriturit. Ndërkaq ata theksojnë se fëmijët janë shumë të ndjeshëm ndaj këtyre fenomeneve por gjithashtu duhet që të mos devijojnë nga formimi i tyre.

“Elasticiteti funksionon si një muskul që mund ta ndërtojmë përmes përpjekjes dhe përsëritjes dhe  nëse duam t’i mbajmë muskujt tanë të fortë dhe fleksibël,  duhet të mendojmë për shumë mënyra për të zgjidhur një problem. Në thelb, qëndrueshmëria është besimi se ndërsa nuk mund të kontrollosh gjithçka në jetën tënde, ka shumë aspekte që mund të kontrollosh, duke përfshirë qëndrimin tënd “, thotë Mary Alvord, bashkautore e “Resilience Builder” program për fëmijë dhe adoleshentë.

Këtu janë shtatë mënyra se si të rriturit mund t’i ndihmojnë fëmijët të përballen me fatkeqësitë dhe të mbajnë një këndvështrim më shpresëdhënës gjatë pandemisë dhe shumë kohë pasi të mbarojë.

Shfrytëzoni interesat e tyre.

Jepini rëndësi pasioneve të fëmijëve për t’i dhënë atyre një ndjenjë vlerësimi.Ekspertët theksojnë se fëmijët e vlerësojnë faktin nëse prindërit ose kujdestarët i kërkojnë mendim qoftë kjo edhe për detaje më të vogla. Kjo vlen më shumë edhe për dëshirat e tyre.

Përqendrohuni tek ritmi i rikuperimit.

Ndërsa pandemia vijon shumë prindër dhe fëmijë janë të shqetësuar dhe këtë gjë e tregojnë në mënyra të ndryshme.  Ekspertët shkruajnë se duhet t’i vlerësoni energjitë e fëmijëve tuaj, duke i nxitur ata të jenë më aktivë. Ju duhet të nxisni aktivitete të ndryshme në mënyrë që të zhvilloni edhe imagjinatën e tyre. Gjithashtu, nuk duhet të anashkaloni mirëqenien e tyre mendore. Ekspertët këshillojnë se duhet që prindërit të mos harrojnë edhe pjesën që fëmijët duhet të kenë hapësirën e tyre.

Mësoni aftësitë për zgjidhjen e problemeve.

Mësojini fëmijët që të dinë të zgjidhin vetë problemet e tyra.  Ryan C.T. DeLapp, një psikolog me Montefiore Health System në Nju Jork,  këshillon që shpesh herrë t’i krijoni fëmijëve probleme që  më pas t’i zgjidhin. Eksperti shpjegon se duhet t’i ndihmoni fëmijët  që të parashikojnë situatat stresuese dhe më pas të japin një zgjidhje të logjikshme për këtë gjë.

Bëni të kuptojnë që ata nuk mund të kontrollojnë çdo gjë.

Fëmijët përgjithësisht ndiqen nga emocionet dhe më së shumti mendojnë se mund t’i kontrollojnë ngjarje të ndryshme. Ju duhet t’i shpjegoni atyre se ata nuk mund të kontrollojnë gjendjen përreth tyre.  Gjithashtu ekspertët shpjegojnë se  duhet t’i shpjegoni zgjidhjet e problemeve vazhdimisht në mënyrë që fëmijët të arrijnë të përqendrohen dhe të kuptojnë.

Emërtoni emocionet e vështira.

Shumë fëmijë kanë humbur ngjarje të rëndësishme për ta, të dalat me shokët e tyre të vegjël, shëtitjet me prindërit ose gjyshërit dhe kjo duhet shpjeguar në mënyrë që ta të mos mbeten me “pse” në mëndje. Ekspertët thonë se pyetjet pa përgjigje krijojnë situata të vështira tek fëmijët, aq më pak për një gjendje që ata e kanë vështirë ta kuptojnë.  Psikologët shpjegojnë se duhet t’i mësoni fëmijëve që të përballojnë gjendje të tilla, duke pikturuar, kënduar ose do të krijojnë çdo aktivitet që i bën ata të lumtur.

Burimi: The Washington Post/ Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë