Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka vizituar Dajçin në Shkodër pas përmbytjes nga shirat.
Me anë të një postimi në “Facebook”, ministri Peleshi thotë se situata është drejt përmirësimit.
Peleshi thekson se sot është dita për punë e jo llafe. Ai shton se vetëm puna e ndal ujin, e jo politika.
“Në Dajç ku sot në mëngjes ka pasur një çarje të pazakontë të argjinaturës, e cila rrezikonte përmbytjen e banesave përreth. Koordinimi i menjëhershëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile me strukturat e tjera qendrore dhe vendore ka mundësuar fillimin e punës për riparimin e argjinaturës. Në këto momente që flasim është bllokuar kalimi i ujit e po punohet për forcimin e plotë të pjesës së dëmtuar. Sot është dita kur banorët e Shkodrës duan punë jo llafe, nuk është politika ajo që ndal ujin, por puna!”, shkruan ministri Peleshi në “Facebook”.
Ditën e sotme, Bashkia e Shkodrës kërkoi shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në anën e Malit, Dajç dhe Shkodër.
Kjo situatë vjen pas reshjeve të shumta në vend prej ditësh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.