Ka ndodhur

Vajza e mitur denoncon 24-vjeçaren për abuzim seksual

Një vajzë e re 24-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur 15-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në Vorë disa javë më parë, ndërsa denoncimi në polici është bërë së fundmi.

Vajza 15-vjeçare ka thënë se 24-vjeçarja me iniciale A. Sh. e ka mashtruar dhe ka kryer me të marrëdhënie seksuale.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim 24-vjeçaren dhe po punon për kapjen e saj.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë