Ka ndodhur

Zhdukja e biznesmenit, ekspertë italianë në vendin ku u dogj makina

Zhdukja e biznesmenit italian në Shqipëri, Davide Pecorelli, ka vënë në lëvizje autoritetet hetimore të dy vendeve.

Ekspertët italianë shkojnë në vendin ku u dogj mjeti i sipërmarrësit italian.

Ata u shoqëruan nga drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj teksa pritet të shkojnë edhe në Komisariatin e Pukës për një takim, ku i pranishëm do jetë dhe Drejtori i Policisë Shkodër, Niko Brahimaj.

Mësohet se autoritetet italiane dhe homologët shqiptarë do të zhvillojnë një takim në Pukë.

Ngjarja

Davide Pecorelli mbërriti në Tiranë ditët e para të vitit. Në aeroport, ai mori me qira një makinë Skoda Fabia, që u gjet më 7 janar e shkrumbuar përgjatë rrugës Gjegjan-Reps në Pukë. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.

Sipas medias italiane “La Nazione”, nga ky moment nisën menjëherë kërkimet për Pecorelli-n, ndërsa ambasada shqiptare në Tiranë njoftoi të afërmit e tij dhe autoritetet policore.

“Gjatë këtyre ditëve, në Tiranë janë sjellë edhe objekte të tjera në pronësi të sipërmarrësit, për të krahasuar ADN-në e tij, ndonëse nuk është ende e qartë nëse makinë janë gjetur pjesë njeriu”, do të shkruante media italiane.

Sigurisht nuk përjashtohet edhe mundësia që Davide Pecorelli mund të ketë vendosur që të zhduket vetë, pasi mund të ndihej i kërcënuar.

Gjithsesi deri më tani fati i sipërmarrësit italian mbetet i panjohur dhe mediat italiane theksojnë se autoritetet po presin testin e ADN-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë