Bota

Mbi 100 milionë të infektuar me Covid-19 në të gjithë botën

Një vit pas fillimit të pandemisë së koronavirusit nga qyteti kinez i Wuhanit, rastet me Covid-19 në mbarë botën i kanë tejkaluar 100 milionë.

Botës iu deshën 11 muaj për të regjistruar 50 milion rastet e para të pandemisë, por në vetëm tre muaj rastet e të infektuarve do të dyfishoheshin në 100 milionë.

Pothuajse 1.3% e popullsisë së botës tani është infektuar nga koronavirusi i ri dhe më shumë se 2.1 milion njerëz kanë humbur jetën në luftën me virusin.

Një person është infektuar çdo 7.7 sekonda, mesatarisht, që nga fillimi i vitit, ndërkohë që rreth 668,250 raste janë raportuar çdo ditë gjatë së njëjtës periudhë, dhe niveli global i fatalitetit  është rritur në 2.15%.

Vendet e prekura më shumë nga pandemia, Shtetet e Bashkuara, India, Brazili, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar përbëjnë më shumë se gjysmën e të gjitha rasteve të raportuara Covid-19 por përfaqësojnë 28% të popullsisë globale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë