Ka ndodhur

Moti i keq në Korçë, kalimi në Dardhë rekomandohet me zinxhirë

Gjatë natës, në qarkun e Korçës ka patur reshje dëbore, ku trashësia e saj varion nga 5 në 10 cm.
Reshjet janë ndërprerë, ndërsa kalimi i akseve rrugore nacionale kryhet normalisht, me përjashtim të Dardhës ku nga km 5 deri në të 13-in, kalimi i mjeteve të vogla rekomandohet me zinxhirë ose goma dimërore.

Ndërkohë, pa energji elektrike janë disa fshatra të Moglicës që furnizohen nga linja e Leksat.

Ndërkaq, prurjet e ujit në Devoll janë në rënie. Nga ana tjetër në lumin e Dunavecit, nga prurjet e shumta të ujit u shkaktua një grryerje e një pjese të argjinaturës, por problemi u zgjidh shpejt duke e mbushur atë me gurë dhe material të tjera inerte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë