Politike

Paloka në zonat e përmbytura në Durrës: Interesimi i qeverisë, zero

Drejtuesi politik i qarkut të Durrësit, Edi Paloka, e ka filluar fushatën nga Katundi i Ri, aty ku demokratët deri vonë kanë pasur mbështetje.

Paloka ishte në disa zona të përmbytura si pasojë e reshjeve  

“Situata nuk ka nevojë për shumë koment. Ju e shihni vetë, problemi është që nuk është hera e parë që ndodh kjo, është një problem i përsëritur dhe çfarë është më e rëndësishme është që nuk është për shkak të natyrës, por për përgjegjësitë e bashkisë dhe të qeverisë që nuk kanë marrë masa, megjithëse është rast i përsëritur. Vijnë vetëm për shëtitje, sa për t’u dukur që ‘ja po interesohemi’ dhe realisht ju e shihni si janë shtëpitë.

Ka njerëz të sëmurë brenda. Po më thonin banorët që janë edhe me Covid dhe oksigjen, shtëpitë janë të përmbytura dhe nuk kanë as ujë dhe interesimi është zero.

Nuk jemi për të bërë politikë, por jemi realisht për të sensibilizuar, sepse nuk është reagimi i duhur”, tha Paloka.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë