Ka ndodhur

Vjedhje, kanosje e drejtim mjeti në gjendje të dehur, tre të arrestuar në Tiranë

Tre persona janë arrestuar së fundmi në Tiranë, dy prej tyre ishin të shpallur në kërkim kombëtar.

Një 53-vjeçar me inicialet A. P, është arrestuar pasi Gjykata i kishte caktuar në mungesë masën e sigurisë “arrest me burg” për armëmbajtje pa leje dhe kanosje.

“Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin në kërkim A. P., 53 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor i ka caktuar në mungesë masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja””, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga ana tjetër, një 29-vjeçar u prangos pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje.

Ndërkohë një drejtues mjeti me inicialet A. H, 42 vjeç u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Sh. Xh., 29 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.84 mg/l”, vijon më tej policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë