Ka ndodhur

Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 22-vjeçari në Pogradec

Policia e Pogradecit ka identifikuar dhe arrestuar drejtuesin e mjetit, i cili mbrëmjen e djeshme, pasi aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetas në fshatin Buçimas, u largua nga vendngjarja.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Korçë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 24.01.2021, në fshatin Buçimas, Pogradec, ku u aksidentua me pasojë vdekje këmbësori P. Gj., bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar së bashku me mjetin tip “Benz”, të cilin ky shtetas drejtonte”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se është vënë në pranga 22-vjeçari me inicialet E. J, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec.
Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë