Policia e Fierit ka zbardhur një tentativë grabitjeje të ndodhur më 17 janar në një dyqan celularësh.
Mësohet se janë ndaluar shtetasit G. F., 32 vjeç, banues në Peshtan, Fier, (i dënuar më parë për vjedhje) dhe E. G., 26 vjeç, banues në Zhupan, Fier”.
Po ashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për e dy personave të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në këtë ngjarje: A. F., 32 vjeç dhe G. B., 33 vjeç.
Blutë e qytetit sqarojnë se “autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë i cili ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e tyre tip “Ford” mjetin privat të punonjësit të policisë“.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Ford” i cili nga hetimet e kryera rezulton se është vjedhur në Tiranë në datë 13.12.2020 nga personat që janë përfshirë në grabitje si dhe 6 aparate celularë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.