Media Galeri

Rusët sfidojnë Putin dhe…të ftohtin

Qindra protestues raportohen se janë arrestuar nga ana e policisë në protestën e së shtunës, të organizuar në më shumë se 60 qytete të vendit.

Protestuesit kërkuan lirimin e opozitarit Alexei Navalny, i arrestuar pas rikthimit në atdhe nga Gjermania. Navalny u arrestua me akuzën e shkeljes së vendimit për detyrim paraqitjeje, pasi për javë me radhë u kurua në Gjermani pas një tentative helmimi.

Navalny dhe mbështetësit e tij kanë akuzuar autoritetet ruse se qëndrojnë pas kësaj përpjekjeje për ta eleminuar.

Protestat u thirrën përmes rrjeteve sociale dhe ato u mbajtën në më shumë se 60 qytete të vendit, duke përfshirë këtu edhe qytetin Yakutsk me temperatura deri -50 gradë celcius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë