Ka ndodhur

Rriten testimet, shtohen infektimet. 786 raste të reja dhe 7 humbje jete

Infektimet nga Covid 19 janë në rritje, ndërsa janë shtuar edhe testimet. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë kryer 3513 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 786 qytetarë.

“291 raste janë në Tiranë, 55 në Vlorë, 39 në Elbasan, 33 në Durrës, 25 në Kavajë, nga 24 raste në Krujë, Fier, 19 në Kurbin, 18 në Lezhë, nga 17 raste në Shkodër, Kukës, Lushnje, nga 14 raste në Kamëz, Mat, nga 13 raste Pogradec, Sarandë, 12 në Dibër, nga 10 raste në Korçë”, ndërsa rastet e tjera në 22 bashkitë e tjera”, njofton Ministria.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 489 qytetarë, ndërsa në 4 spitalet COVID, po trajtohen 271 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar.

7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, 3 nga Tirana, 2 nga Fieri, 1 nga Kuçova dhe 1 nga Kruja, të moshave 53- 83 vjeç.

COVID-19 – Statistika (23 Janar 2021)

Raste të reja ditore        786

Të shëruar në 24 orë     489

Të shtruar në spitale     271

Humbje jete në 24 orë   7

Testime ditore              3513

Testime totale            331,287

Raste pozitive             71,441

Raste të shëruara         43,384

Raste Aktive                26,747

Humbje jete                 1310

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 15654

Fier            1975

Durrës       1502

Shkodër     1341

Elbasan     1113

Vlorë         1049

Lezhë  1000

Korçë        893

Berat  798

Gjirokastër 529

Dibër  486

Kukës 407


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë