Politike

Ulsi Manja: S’kemi kundërshtarë në zgjedhje, jemi në sfidë me vetveten

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja nuk sheh ndonjë kundërshtar politik për PS në zgjedhjet e afërme parlamentare.

“Ne diskutojmë cilësinë e fitores së PS në 25 prill për të qeverisur e çuar në fund reformat tona, objektivi ynë është të mbajmë 74 mandate, por që PS është mazhorancë, këtë nuk e diskuton asnjë seli e opozitës. Duam të marrim mandatet e 2017-s”, thotë ai

Po çfarë synon të bëjë PS-ja në rast se fiton mandatin tretë?   

“Ne do ta marrim mandatin e tretë. Ne nuk kemi kundërshtar përballë, por unë besoj që mandati i tretë është sfidë me vetveten dhe është fryt i punëve të mira që kemi bërë dhe do përfundojmë ato punë që kemi nisur dhe janë të hapura dhe ky është mandati ynë i tretë dhe nga pikëpamja e reformës në drejtësi dhe zhvillimit ekonomik.

Të qasemi te qytetari me gjuhë të thjeshtë se çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë nuk kemi bërë mirë. Nuk ka alternativë. Një opozitë me vizion e vendos edhe mazhorancën në pozitë të fortë elektorale, ne sfidën e kemi me vetveten. PD me përjashtim të zgjedhjeve të ‘92 ka qeverisur falë manovrave politike e elektorale për shkak të problemeve që kishte e majta”, tha ai.

Sukses të madh, Manja i radhit PS-së edhe mënyrën se si menaxhoi pandeminë.

“Në mandatin tonë të dytë qeverisës kemi bërë më të mirën e mundshme në raport me qytetarët tanë. U testua një sistem shëndetësor që funksionon.

Nëse menaxhimi i pandemisë nuk konsiderohet sukses i kësaj qeverisje do të ishte pastaj nuk di ç’të them nëse nuk i njihet dhe kjo meritë qeverisë do të ishte absurde”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë