Ka ndodhur

Ndëshkohen 462 qytetarë për masat anti-Covid

462 qytetarë janë ndëshkuar gjatë 24 orëve të fundit, pasi nuk kanë zbatuar masat anti-covid.

Policia thotë se 455 prej qytetarëve janë kapur pa maskë mbrojtëse.

“Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 455 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga ana tjetër, vetëm 6 qytetarë thyen orën policore, kurse 1 subjekt u gjobit me 1 milion lekë, pasi nuk respektoi protokollet e sigurisë për COVID-19.

“Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 6 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili”, vijon më tej policia.    

Ndërkohë, gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, policia ka evidentuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e lokalit është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë